Edi Rama: Marrëveshja e Ohrit të jetë pikë referimi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me Homologun e tij Maqedonas, sot në Shkup.

Në takim temë e bisedimeve ka qenë Integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian, implementimi i marrëveshjes së Ohrit dhe ngjarjet aktuale politike në vend.

Kryeministri Shqiptarë ka kërkuar nga Gruevski që Marrëveshja e Ohrit të jetë pikë referimi për procesin e brendshëm politik të Maqedonisë dhe njëherit ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për dokumentin paqësor të vitit 2001.

“Për ne, për Shqipërinë dhe për shqiptarët është e rëndësishme që edhe vetë Marrëveshja e Ohrit të jetë pikë referimi në të gjithë procesin e brendshëm politik në Maqedoni dhe të implementohet dita-ditës si një bazë e patjetërsueshme e mbarëvajtjes së punëve këtu dhe suksesit të këtij vendi, për të cilin edhe ne jemi shumë të interesuar dhe e mbështesim”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri shqiptar i ka vlerësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e shqiptarëve si të ndjeshme dhe njëherazi të rëndësishme për të ardhmen e vendit. 

Rama ka deklaruar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedoninë në NATO dhe BE

Lajme të ngjashme

Back to top button