Taulant Capa: Qarqe diplomatike në Tiranë më sugjeruan të takoja Gruevskin

Taulant Capa, i është drejtuar opinionit me një letër, ku paraqet arsyet për takimin e tij me kryeministrin Nikola Gruevski.

Në letrën, të cilën e nis me “të nderuar bashkëkombës”, Capa thotë se takimi i tij me kryeministrin e vendit është iniciuar nga qarqe diplomatike në Tiranë. 

Capa shkruan se qëllimi i takimit ka qenë stabilizimi i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase dhe krijimi i atmosferës relaksuese gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Shkup.

“Ju garantoj se nuk kam lëvizur qoftë edhe një milimetër nga pozicionet e mia për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por nga takimet intensive që kam pasur kohët e fundit më shumë diplomatë të huaj në Tiranë më kanë sugjeruar që t’i shmangem dhunës dhe t’i kthehem rrugës së dialogut dhe këtë jam duke e bërë”, thotë në letrën e tij i riu nga Dibra, Taulant Capa .

Lajme të ngjashme

Back to top button