Petkovski: Gruevski është njeri i rrezikshëm

Kryetari i Partisë së Re Social Demokrate (PRSD) në intervistën për Televizionin “NOVA” pranoi se ka bërë gabim të madh kur ka bërë koalicion me Nikolla Gruevskin për shkak se ngjarjet në vitin 2006, sipas tij, kanë treguar se Gruevski është njeri i rrezikshëm, në kuptimin e politikave të tij për Maqedoninë.
 
Petkovski zbulon se për koalicionin ka patur sugjerime diplomatike nga ambasadorja e atëhershme e SHBA-ve Gjilian Millovanoviq.

“Ambasadorja e atëhershme amerikane Millovanoviq më bindte se Gruevski është reformator ekonomik e jo nacionalist, se nuk ka lidhje me historinë e VMRO-së, se nuk ka hipotekë të tillë. Ndoshta për atë imazh tjetër ka shfaqur Gruevski por kyçe ishte se Gruevski nuk do të merret me historinë por me të ardhmen”, sqaron Gruevski.
 
Ai shton se më vonë kanë nisur mospajtimet për shkak të ekonomisë dhe historisë.

“Por kur u dha pas historisë, kur e emëroi aeroportin, autostradën, thash se punët dolën jashtë kontrollit. Filloi ta këndojë kombin maqedonas si civilizim botëror. Ndërsa atë që sot e bën, politika e tij e çon Maqedonisë drejt shkatërrimit, qërim hesapesh me ata që mendojnë ndryshe. Kemi punë me një njeri të rrezikshëm, në kuptimin e qëllimeve të tij për Maqedoninë”, thekson Petkovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button