I premtoi se do bëhet balerinë, përfundoi në lokal në Tetovë

22 vjeçarja nga fshati Lojan i Kumanovës ka kontrabanduar emigrant në Maqedoni.

Më 18 gusht, së bashku me disa të tjerë ka lejuar shtetases kosovare B.M 23 vjeçe që ilegalisht të hyjë në Maqedoni me 4  shtetas të tjerë nga Shqipëria. 

Kosovarja është vendosur në një banesë në Tetovë dhe i është premtuar se do të punojë si balerinë dhe këngëtare në një objekt në Tetovë. Më 20 gusht, kumanovarja ka detyruar me forcë B.M nga Kosova që të konsumojë lëndë narkotike dhe alkool duke e kërcënuar se do të vritej nëse nuk shoqërohet me mysafirët në objekt.

Shtetasja nga Kosova ka arritur disi të lajmërohet në telefon dhe ta njoftojë policinë e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button