Recension: FO??: Flamurin maqedonas e valojnë edhe njerëz të shenjtë në Katmandu të Nepalit

Ky foto lajm ku janë paraqitur njerëz të shenjtë nga Katmandu, dy prej të cilëve mbajnë një shall me emrin Maqedonia, që është shkruar ndërmjet dy yjeve nga Vergina, ka për qëllim të shërbejë si dëshmi se siç thuhet në fund të lajmit, “?aqedoninë e duan në çdo pjesë të Tokës”. Përveç asaj se kjo është bërë në mënyrë të paditur, pothuajse, amatoreske, me konstatime skajshmërisht arbitrare dhe të pabazuara, pyetja që parashtrohet është se ku qëndron arsyeja që ky lajm të plasohet në rubrikën “Lajme – Maqedoni” në një televizion nacional?! Veçanërisht, kur kihet parasysh se bëhet fjalë për një fotografi turistike që është pranuar nga një lexuese nga Australia e cila në rrethana të paqarta fiton rëndësi nacionale.

Makedonskoto zname go veat vo KatmanduLinku deri te artikulli origjinal: F???: Flamurin maqedonas e valojnë edhe njerëz të shenjtë në Katmandu të Nepalit

Data dhe koha e publikimit: 25 tetor 2013 – 15:59

Data e recensionit: 27 tetor 2013

Recnesuese: Liljana Mitevska

Vërtetësia: ??ksti nuk bazohet në fakte, por në interpretime arbitrare të kontekstit të situatës që është paraqitur në fotografi. Prandaj, në mënyrë të pashmangshme ai le përshtypje jobindëse dhe paraqitje joreale të gjërave, e madje edhe “të vërtetë” personale, të konstruuar, të montuar dhe të shtrembëruar.

Burimet e informatave: Përveç theksimit se burimi i fotografisë është një lexuese nga Australia, teksti nuk disponon me burime konkrete të informatave, që deri diku është logjike, për shkak se bëhet fjalë për foto-lajm, ku burimet e informatave zakonisht mungojnë.

Përmbajtësia: ??ksti nuk informon, por interpreton. Ai nuk bazohet në asnjë burim të informatave dhe për këtë arsye edhe është plotësisht jogjithëpërfshirës. Por, për shkak të asja që fotografia është specifike dhe e pazakonshme, lajmi e zgjon kërshërinë e lexuesve. Kërkon të lexohet edhe pse nuk ofron shumë të dhëna, por përkundrazi, nxjerr në pah shumë pyetje të papërgjigjura.

Anshmëria: Vetë zgjedhja të publikohet kjo fotografi me shumë elemente kontestuese, si për shembull prezenca e simbolit antik maqedonas –  yllit të Verginës, që interpretohet sikur është simbol zyrtar shtetëror, e në fakt që moti nuk është në përdorim zyrtar në vend, paraqet mbajtje të një ane.

“Nga ajo (fotografia) shihet se si këta njerëz të shenjtë me krenari e mbajnë flamurin maqedonas dhe emrin e atdheut tonë në shall.”

Me flamurin maqedonas a nënkuptohet ylli i Verginës?! Pastaj, interpretimi i ngjyrave të veshjeve të njerëzve të shenjtë nga Katmandu dhe përpjekja që tërhiqet një paralele “identiteti” në mes tyre dhe nesh, më së paku është qesharak.

“Përveç kësaj, është interesante që edhe veshjet e tyre dhe ngjyrat e fytyrave janë të afërta me ngjyrat tona nacionale – të kuqen dhe të verdhën.”

Lirisht mund të thuhet se te ky foto lajm ballafaqohemi me një çekuilibër gazetaresk në shkruarjen e tekstit, e madje edhe shtrembërim të së vërtetës.

Komentimi:

“Shiheni dëshminë se Maqedoninë e duan në çdo pjesë të Tokës.”

Tendencioziteti dhe komentet arbitrare shihen në kontekst të interpretimit të asaj që e shohim në fotografi. Në fakt, kush garanton se këta njerëz e dijnë se ku gjendet Maqedonia? Ata e mbajnë shallin me emrin e shkruar, por mund të ketë interpretime të shumta për atë se si ky shall është gjetur në duart e këtyre njerëzve. Megjithatë, është fakt se kjo nuk është zbuluar  në mënyrë të pamohueshme nga ana e autorit të tekstit. Shkurt thënë, fotografia vetëvetiu mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, dhe ajo nuk është e thënë se e paraqet interpretimin e zgjedhur nga autori i lajmit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për tekst origjinal, por krejtësisht të paarsyetuar, e madje edhe të paditur. Autori i komenton veprimet e njerëzve të shenjtë nga Katmandu, e as emri i qytetit nuk është shkruar në mënyrë të drejtë, por është përkthim mekanik dhe i fjalëpërfjalshëm i emrit në gjuhën angleze: Kathmandu.

Kualiteti i titullit: Titulli ështëë gjoja informativ, por tejet senzacionalist dhe në mënyrë të hapur e tërheq kërshërinë e lexuesit.

Fotografia: Lexuesja nga Australia e ka dërguar fotografinë, por në tekst nuk është theksuar se a është ajo edhe autore e fotografisë. Edhe pse vetëvetiu mjaft është intrigante, nga kjo fotografi nuk mund të konstatohet e vërteta, gjegjësisht cili është konteksti i situatës së paraqitur. Por, është e qartë se me të manipulohet nëse merren parasysh interpretimet e lira të autorit të këtij foto-lajmi.

Përfundimi: Është e qartë se teza kryesore e lajmit është se “Maqedoninë e duan në çdo pjesë të Tokës” dhe ajo është në funksion të përforcimit të ndjenjës së patriotizmit. Ndërsa, vendosja e tij në rubrikën Lajme – Maqedoni në një televizion nacional qartë bëhet menjëherë pas marrjes së rekomandimit të pestë me radhë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropia, ku përsëri zgjidhja e kontestit me emrin është kyçe. Prandaj edhe paraqitja e këtij lajmi nuk mund të sqarohet assesi ndryshe përveç se për të qenë pjesë e një serie artikujsh që ndërlidhen me problemin e emrit, me të cilin kushtëzohen negociatat për anëtarësim. Qëllimi i lajmit nuk është të informojë, por të plasojë teza, qoftë edhe qesharake, në kontekst të përkrahjes që e gëzon Maqedonia në botë në aspekt të çështjes së emrit. Dhe, me këtë fiton edhe dimension propagandues.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button