Rikthehet pagesa e obligueshme për Parlamentin studentor

Është rikthyer skandali me Parlamentin Studentor në Universitetit Shtetëror të Tetovës. Studentët të cilët nuk paguajnë taksën prej 100 denarësh, nuk mund t’i marrin indekset. Studentët kundërshtojnë këtë vendim duke theksuar se i njëjti bie ndesh me vetë statutin e parlamentit studentor. Ata kërkojnë që të gjithë të bëhen bashkë dhe të kundërshtojnë vendimin për të paguar taksën, njofton Alsat-M.

“Po është e vërtetë se është ri-aktualizuar kjo çështje, për pagesën e Parlamentit Studentor. Edhe ne kishim problem. E vërteta e keqe është se nuk dihet se ku shkojnë këto para, të cilët jepen për këtë parlament, duke e pasur parasysh se i njëjti nuk funksionon, sidomos në Shkup. Të gjithë studentët duhet bashkuar dhe t’i thonë jo pagesës për parlament studentor, me vullnetin e dikujt tjetër. Nuk besoj se nuk do ta paguanin studentët nëse do të ishte i pavarur parlamenti dhe nuk do të kishte ndikime nga universiteti dhe nuk do të varej indeksi nga kjo pagesë”, u shpreh një student në USHT.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button