Cana do t’i hyjë politikës?!

Ish drejtori i Olimpique Marseillet, Jose Anigo, ka folur fjalë tepër të mira për Lorik Canën, të cilin e njeh shumë mirë qysh prejse e kishte transferuar në ish klubin e tij nga PSG në vitin 2005.

Anigo ka thënë se Cana është një futbollist i madh, por është edhe më i madh si patriot, ku është në pyetje Shqipëria dhe kombi i tij. Madje, ai është i bindur se në një të ardhme, pasi ta lë futbollin, ylli i futbollit shqiptar do të inkuadrohet në ndonjë parti politike shqiptare për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij, transmeton Zëri.

“Sigurisht që ishte shumë i lidhur me Shqipërinë. Kur shkonte për të luajtur me Kombëtaren e tij, ai nuk shkonte veç si një futbollist. Jam i bindur se një ditë Loriku do të inkuadrohet në struktura politike të vendit të tij”, ka deklaruar Anigo.

Kjo deklaratë e Anigos ka ardhur një ditë para ndeshjes që Cana do ta zhvillojë me ekipin e tij të ri, Nantes, kundër ish skuadrës ku e mbante shiritin e kapitenit, Olimpique Marseille, ku sigurisht mbrojtësi kosovarë do të emocionohet nga pritja e ngrohtë që do t’ia bëjnë tifozët që e donin jashtëzakonisht shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button