“The Guardian” denoncon “Shkupi–2014”: U bë për të sfiduar kulturën e huaj

“Nëse ecni përgjatë lumit drejt zemrës së Shkupit, kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, shumë shpejt do të gjeni veten në mesin e një morie ndërtesash neo-klasike që shkëlqejnë, me plot zbukurime dhe figura të nimfave në kulm, ndërsa këto nuk ishin atje pesë vjet më parë”.

Kështu fillon shkrimi i gazetës prestigjoze britanike, “The Guardian”, e cila Shkupin e quan qytet të kiçit, duke i përshkruar urat e mbushura me statuja të heronjve, shkrimtarëve dhe artistëve maqedonas, ndërsa flet edhe për ndërtesat e mëdha qeveritare dhe civile dhe qindra përmendore të tjera në qendër të qytetit në kuadër të projektit “Shkupi – 2014”.

“Projekti kishte dy qëllime: Të sjellë më shumë turistë  dhe të përpiqet të marë pjesë nga historia e Greqisë fqinje, duke ngacmuar kështu patriotizmin e maqedonasve. Ka kushtuar mes 200-500 milion euro, varësisht se me kë bisedoni”, konstaton artikulli i prestigjiozes britanike, e cila vë në spikamë dyshimet e qytetarëve për shpenzimet e mëdha  të parave publike dhe cilësinë estetike të projektit, por edhe injorimin që u’a ka bërë shqiptarëve:

“Ka polemika të mëdha për mënyrën se ka injoruar rolin e komunitetit shqiptar musliman, në historibërjen e shtetit”Vizitorët e huaj kur vinin në Shkup, shkruan më tej gazeta, qëndronin në Çarshinë e vjetër dhe të bukur, me sokaqe të shumta, xhami dhe një kala në fund të saj. Tani për më pak se pesë minuta, nga një vend ku pihet kafja turke me një arkitekturë që i ngjan Lindjes së Mesme, ata mund të jenë të rrethuar nga arkitekturë klasike evropiane”,  konstaton “The Guardian”, sipas së silës  projekti “Shkupi – 2014” e ka radhitur kryeqytetin në destinacionet më të pazakonta turistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button