Perez dëshiron ta kthejë Mourinhon në Madrid

Skuadra spanjolle Real Madrid siç duket ende dëshiron ta ketë si trajner portugezin Jose Mourinho. Ky i fundit ka probleme me klubin e tij aktual Chelsean, dhe ndoshta pritet edhe shkarkimi i tij, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon.

Ish-presidenti i klubit Madrilen Ramon Calderon, ka deklaruar se Perezi ende e dëshiron Mourinhon, të jetë trajner i ardhshëm i skuadrës së tij. Madje ata gjatë kohës së shkarkimit të Ancelotit tentuan ta sjellin portugezin.

Gjithashtu Calderon, konfirmoi se gjigantët spanjoll janë të interesuar edhe për yllin e Chelseas Eden Hazard, e nëse vjen portugezi, ata duan që ai ta merr me vete edhe belgun.

“Nëse ai nuk është në Chelsea, unë mendoj se Perez do të jetë më të vërtet i gatshëm për ta sjell atë përsëri në Real Madrid. Ai ishte përpjekur për ta bërë atë në këtë sezon. Por ai nuk donte të vinte”, u shpreh ish presidenti Calderon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button