Ansambli ‘Emin Duraku’, shënoi 65 vjetorin e themelimit

Ansambli i këngëve dhevallave ‘Emin Duraku’ Shkup, këtë vit festoi 65 vjetorin e ekzistimit.

Mbrëmë në mënyrë solemne u shënua ky përvjetor i ansamblit i cili për më se gjashtë dekada ka arritur ta ruaj traditën shqiptare, tha njeriu i parë i Ansamblit Fadil Zendeli.

‘Me moton 65 vite traditë, 65 vite kulturë ne u përpoqëm të bëjmë gërshetimin e prorogramit artistik për të cilin Ansambli Emin Duraku ka pas në reportorin. Me pesë grupe dhe më shumë se 100 valltarë u prezantuam në këtë përvjetor. Gjatë këtzre viteve Ansambli ynë ka trashëguar edhe muzikën folklorike’ tha Zendeli.

Në manifestimin e mbrëmshëm janë ndarë mirënjohje për shumë personalitete që kanë lënë gjurmë në këtë Ansambël, kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti i cili ishte i pranishëm, Ambasadorit të Shqipëri Arben Çejku, atij të Kosovës Ylber Hysa dhe kreut të Çairit, Izet Mexhitit.

Në kuadër të Ansamblit ‘Emin Duraku’ veprojnë disa grupe vallëzues:grupi i këngëtarëve,grupi folklorik si dhe orkestrina e ansamblit.

Në ansamblin ‘Emin Duraku’ kontributin e tyre e japin rreth 200 antarë, ku 120 prej tyre janë valltarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button