Ademi: Në Turnovë kërkojmë maksimumin

Skuadra e Shkupit ka punuar me intensitet të shtuar për ndeshjen e radhës, që është dueli i javës së 13-të, ndërsa do të jetë mysafire e skuadrës së Horizontit në Turnovë.

Edhe për këtë ndeshje të gjithë në ekip mendojnë se do të jetë shumë e rëndësishme të arrihet rezultat pozitiv, pasi që vetëm kështu skuadra do mbetet edhe më tutje në mesin e katër skuadrave më të mira dhe shumë larg nga zona e rrezikut.
Për këtë ndeshje është prononcuar mesfushori Ermedin Ademi, i cili nga ndeshja në ndeshje po tregon lojë cilësore dhe është një nga futbollistët kyç të skuadrës.

“Nuk do ta kemi lehtë në këtë duel, pasi që na kanë ardhur 4 ndeshje të njëpasnjëshëm, duke luajtur në fundjavë dhe mesjavë. Por sigurisht se kemi forcë për të mbledhur veten dhe për të dhënë edhe atomin e fundit edhe në ndeshjen ndaj Turnovës, pasi që jemi të vetëdijshëm se këto ndeshje që luajmë, janë me konkurrentët tonë të drejtpërdrejt për pozitat që mundësojnë të jemi në konkurrencën e ekipeve më të mira që do të luajnë në “play-off”. Do të mundohemi që të kthehemi në shtëpi me maksimumin e pikëve, ndërsa për këtë duhet të jemi shumë të përqendruar”, ka thënë Ademi.

Të përkujtojmë se në ndeshjen e parë Shkupi ishte shumë pranë fitores ndaj Turnovës, por thjesht në minutat shtesë Horizonti kishte barazuar pas goli të shënuar nga penaltia. Shkupi edhe këtë javë do të jetë pa ndihmën e Ardian Nuhiut, Fisnik Zukës dhe Miran Maksutit. Dy të parët tani më janë duke stërvitur me ekipin, por ende nuk janë të gatshëm për të luajtur, ndërsa Maksuti vazhdon të stërvitet jashtë ekipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button