Shilegov: Nuk kërkojmë amnesti për Verusheskin!

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov tha në emisionin e sotëm “10 minuta” se është spekulim që LSDM-ja, negocion për amnistinë e cilitdo, që është lidhur me skandalin e përgjimit.

“Ata që po përpiqen të shtrembërojnë faktet se LSDM-ja kërkon amnisti, në të vërtetë ata kërkojë amnisti për vetveten. Nuk kemi qëllim as të kërkojmë e as të lejojmë amnisti për askënd që është pjesë e skandalit të përgjimit. Prokurori special duhet t’i ndërmarrë ato lëndë, t’i përpunojë dhe t’i procesojë  në mënyrë gjyqësore , nëse konsideron se ekzistojnë elemente të akuzave dhe t’i mbrojë para gjyqit.  Nëse ekzistojnë elemente të tilla edhe për zotërinë që e përmendëm, zoti Verushevski ne si LSDM nuk e kërkojmë mbrojtjen e tij”.

Shilegovi tha se LSDM-ja nuk do të lejojë që kryeministri Gruevski dhe partia e tij t’ia mohojë të drejtën qytetarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Një gjë është qartë në mënyrë decide. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër lidhur me integrimet e saj euroatlantike.  Nuk ekziston hera e dytë. Nuk ka mënyrë tjetër. LSDM-ja nuk do t’i lejojë VMRO- DMPNE-së t’ia marrë të drejtën qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. As do të lejojë që zgjedhjet të cilat janë të parapara me marrëveshjen e Përzhinës të zhvillohen sipas mënyrës dhe masës së Gruevskit”.

Ai shpreson se pas 5 nëntorit, si afat të fundit, partitë do të arrijnë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button