Lajçak: BE të vendosë çdo të bëjë me Maqedoninë

Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të vendos se çfarë do të bëjë me Maqedoninë, pasi që vendi për të pestën herë me radhë ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në, por pa pasur datën e caktuar. 

Ai vlerëson se ky vend edhe në takimin e nivelit të lartë të BE-së në dhjetor sërish do të bllokohet nga ana e Greqisë, për shkak të kontestit të emrit. 

 “Këshilli i BE-së me gjasë sërish nuk do të ndajë datën për negociatat për Maqedoninë. BE duhet të vendos se çfarë do të bëjë me  Maqedoninë, për shkak se ky vend për të pestën herë me radhë ka marrë rekomandimin nga KE. Këshilli Evropian nuk mund të sjellë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë, pasi që ky vend është bllokuar nga viti 2005, dhe kjo nuk është mirë, për shkak se ky vendo në rast se nuk do të preokupohet për një agjendë pozitive, do të preokupohet për një agjendë tjetër. Duhet ndryshim i retorikës, për shkak se nuk mundet që për të 20 herë me radhe të përsëritet ‘po’-ja e KE-së, ndërsa Këshilli Evropian të thotë jo. Kjo është shumë frustruese”, ka thënë Lajçak në fjalimin e tij në Konferencën e Këshillit Veriatlantik në Uashington të mbajtur me temën “Raporti i BE-së me shtetet evropiano-lindore”. 

Lajçak që është edhe ish-emisar ndërkombëtar për Ballkanin ka theksuar se Maqedonia herët ka nisur proceset evrointegruese dhe se ajo është një shembull i mirë për bashkëpunimin ndëretnik në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button