Arbana Osmani flet për marrëdhëniet e saj me Ledion Liçon (Video)

Prezantuesja e Top Channel Arbana Osmani, e ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, ka pohuar disa zëra, që qarkullonin në formë thashethemi. Në lidhje me marrëdhëniet e saj me kolegun Ledion Liço, Arbana rrëfeu se me të dashurin e Sarës, nuk flet më. Duke folur per “Big Brother”, Arbana shprehu befasinë se si ish-miku i saj i kishte marrë drejtimin e reality-shoë’t, edhe pse ne forme humori.

“Midis jush ka hyrë një femër apo një mashkull?”, pyeti drejtëpërdrejtë Ermali, ndërsa përgjigja e prezantueses ishte e menjëherëshme duke adresuar arsyen e prishjes së marrëdhënieve: “po femër o burr ajo e fut shejtanin në shishe.”

Por me pas Arbana u bhe serioze dhe e ktheu: “Jam krenare për Ledionin se si e prezantoi këtë vit Big Brother dhe jemi shumë miq”, – u mundua të ndreqë situatën Arbana.

“Kujdes ti Ermal, se mund të rrezikohesh nga fushata e zënies së vendeve nga Ledioni”, ishte pak a shumë paralajmërimi që Arbana i bëri mikpritësit e saj Ermal Mamaqi, kur ky i fundit e ngacmoi për namin që i ka dalë Ledionit se bën ç’të dojë me Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button