Shilegov: Fajtor i vetëm për dështimin e marrëveshjes është Gruevski

Zhbllokimi i bisedimeve nuk varet nga liderët e katër partive politike, por vetëm nga kryeministri Gruevski. Kështu u shpreh zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt”, në Alsat-M. Sipas tij i gjithë procesi është peng i sjelljes së papërgjegjshme të partisë në pushtet e cila presionet i filloi duke bllokuar funksionimin e Prokurorisë Speciale.

“Në këtë moment nuk varet nga liderët, në këtë moment fajtori për krizën politike në Maqedoni ka emër dhe mbiemër si person fizik dhe emër si parti politike. Fajtori kryesor për ngecjen e zgjidhjes së krizës politike janë Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE. Ajo është diçka që LSDM-ja e konstatoi kur VMRO DPMNE e shkeli marrëveshjen me mos zgjidhjen e ekipit të Prokurores speciale, sepse të gjithë e dimë tashmë dhe është sekret publik se Këshilli I Prokurorëve Publik që duhej të zgjidhte prokuroren speciale dhe ekipin e saj është nën kontrollin e plotë të VMRO DPMNE-së”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button