LR-PDSH: Helmimi i Tetovës dhe i Pollogut, plan qëllimkeq

LR-PDSH, me një komunikatë për shtyp, ka reaguar për ajrin e ndotur të Tetovës dhe rajonit të Pollogut të cilat, paraqesin rajonin më të dendur me popullsi në Maqedoni, ndërkaq akuzojnë institucionet përgjegjëse që sipas tyre nuk merren me këtë problematikë.

“Gjatë viteve të kaluara tetovarët janë helmuar në kontinuitet, por së fundmi ky helmim bëhet gjithë e më i dëmshëm dhe më intensiv. Grimcat kancerogjene që mbizotërojnë qiellin e Pollogut çdo ditë rëndojnë shëndetin e qytetarëve dhe marrin jetë njerëzish. Institucionet e papërgjegjshme dhe udhëheqësit që janë të thirrur të merren me këtë problematikë, duhet të vetëdijesohen që qëllimet e tyre janë shfaqur në sipërfaqe. Qyteti i Tetovës nuk është qyteti më i ndotur në botë për shkak se në të jetojnë miliona banorë apo industrisë së rëndë, qyteti i Tetovës është më i ndoturi sepse dikush qëllimisht dëshiron të rrënojë shëndetin dhe vitalitetin e rajonit më të dendur të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.

LR-PDSH, për këtë gjendje e akuzon ministrin e Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairin që sipas tyre, është figura pas së cilës fshihen regjisorët e kësaj tragjedie.

“Nurhan Izairi është përgjegjësi që lejon që një fabrikë (pas së cilës qëndron kapital rus), e cila nuk i plotëson kushtet minimale të kujdesit ndaj ambientit jetësor dhe që refuzon të vendos filtra për mbrojtjen e ajrit nga ndotja të vazhdojë punën. Ky person i padenjë, në vend që të jetë i pari që ngrit zërin dhe të dënojë shkelësit e ligjit, ka zgjedhur të jetë i pari që hesht dhe që fërkon duart. Ministri Izairi ka kaluar çdo kufij të tolerueshëm të ndërgjegjes dhe profesionalizmit dhe nuk e shpëton asgjë tjetër përveç dorëheqjes. Ndërsa deputetët e zonës së Tetovës dhe Gostivarit që rijnë “këmbëkryq”, së shpejti do të gjinden përpara Tribunalit të sovranit”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button