Gjermania: Të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos

Berlini zyrtarë ka njoftuar ambasadorin e Maqedonisë në Gjermani për shqetësimin e tyre në lidhje me moszbatimin e Marrëveshjes së 2 qershorit. I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, Ernst Rajhel, në bisedë më ambasadorin, Sasho Markovski, ka kërkuar që VRMO-DPMNE të tregoj vullnet dhe konstruktivitet që sa më shpejt të zbatoj Marrëveshjet e 2 qershorit dhe 15 korrikut.

Qëllimi i Marrëveshjes është që të krijohen mundësi të njëjta për të gjitha partitë në zgjedhjet e ardhshme, para se gjithash nëpërmjet zbatimit të rekomandimeve për reforma që janë notuar në Raportin e Pribes.

“Moszbatimi do të ketë pasoja mbi vlerësimin e vendit nga ana e KE-së në Raportin e ardhshëm për progres. Edhe LSDM do të duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe të përmbahet deri tek obligimet që ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjes, posaçërisht të mos publikoj incizime nga bisedat telefonike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button