Maqedoni, qasje në internet kanë 69,4 për qind e amvisërive

Në kuartalin e parë të vitit 69,4 për qind e amvisërive në Maqedoni kanë pasur qasje në internet nga shtëpia, që është për një për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shpalli sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Pjesëmarrja e amvisërive me internet me shtrirje të gjerë në numrin e tërësishëm të amvisërive është rritur prej 67,7 për qind në vitin 2014, në 69 për qind këtë vit. Pothuajse të gjithë 99,5 për qind e amvisërive  me internet-qasje, kanë pasur  lidhje të internetit me shtrirje të gjerë (fikse ose celular).

Nga popullata e përgjithshme  e moshës prej 15 deri në 74 vjet, në kuartalin e parë të vitit kompjuter kanë përdorur 69,2 për qind, ndërsa internet 70,4 për qind.

Internet më së shumti kanë shfrytëzuar nxënësit dhe studentët, përkatësisht 94,7 për qind, ndërsa 71,2 për qind e shfrytëzuesve  të internetit në tremujorin e parë të vitit kanë përdorur celular ose telefon të mençur për qasje në internet jashtë  shtëpisë ose nga puna.

Mbi 15 për qind e personave  kanë përdorur internet duke porositur/blerë mallra dhe shërbime përmes internetit në 12 muajt e fundit, ndërsa shumica 66,9 për qind e tyre, kanë blerë veshje ose pajisje sportive.

Nga personat që nuk kanë blerë përmes internetit  në 12 muajt e fundit, pothuajse 80 për qind supozojnë se blejnë personalisht në dyqane, ta shohin prodhimin nga shprehia etj, ndërsa 28 për qind nuk kanë blerë për shkak të shqetësimit të sigurisë gjatë pagesës ose privatësisë (dhënia e të dhënave nga kartela kreditore ose të dhënat personale në internet), njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button