Vizitat në Burgun e Shutkës do të caktohen me telefonatë

Qytetarët nga tani do të kenë mundësi që nëpërmjet telefonit celularë të caktojnë termin për vizita në Burgun e Shutkës, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Personat do të duhen të paraqiten në numrin 02/3115706 dhe të japin të dhënat e tyre dhe personit që dëshirojnë ta vizitojnë.

Nëse i plotësojnë kushtet për vizitë, nëpunësi gjyqësorë do t’i kontaktoj për ditën e saktë dhe kohën kur do të mund të realizojnë vizitën.

Burgu do të jetë i lidhur në rrjet me gjyqin dhe kështu do të merr evidencë përkatëse për atë se cili qytetarë në ditën konkrete ka leje për vizitë, ndërsa burgu do të kthen evidencën për atë se sa vizita janë realizuar.

Qytetarët do të kenë për obligim të marrin me vete letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër për identifikim personal.

Qytetarët të cilët për herë të parë do të kërkojnë leje për vizitë janë të obliguar që të vijnë deri në gjykatë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të vërtetohet se çfarë e kanë të dënuarin.

“Me këtë sistem dukshëm do të ulet koha e nevojshme për dhënien e këtyre lejeve, ndërsa qytetarët nuk do të kenë nevojë për çdo vizitë të vijnë në gjykatë dhe të dorëzojnë kërkesë. Ndryshe, vizita do të mund të caktohen për çdo ditë pune dhe me këtë do të shfrytëzohet në mënyrë optimale koha dhe hapësira në Burgun Shkupi i cili në bazë ditore është në dispozicion të gjykatës për vizita. Kjo është një nga projektet që realizohet me iniciativë të Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup, në bashkëpunim me institucionet tjera”, njoftojnë nga Gjykata, njofton MIA, transmeton Shenja.

Tani për tani kjo risi do të vlej vetëm për burgun në Shkup. Deri tani qytetarët për çdo kërkesë që kanë dorëzuar, është dashur të shkojnë deri në gjykatë, të dorëzojnë kërkesën dhe të presin që gjykatësi të jep leje për vizitë. Më pas duheshe të vijnë në Gjykatë të marrin dokumentin me të cilin mund të shkojnë për vizitë në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button