Ja si u ekzekutuan dy anëtarë të Agimit të Artë para selisë

Media greke ‘Zougla’ ka publikuar pamjet tronditëse të vrasjes së dy anëtarëve të Agimit të Artë para selisë së partisë. Në trotuarin sapo dilje nga zyrat e partisë neonaziste qëndronin 4 prej anëtarëve të kësaj partie.

Pas disa sekondash shfaqen dy persona të armatosur dhe filluan të qëllonin anëtarët e kësaj partie. Dy prej tyre sapo panë ekzekutuesit u larguan me shpejtësi, kurse dy të tjerët nuk mundën në largoheshin, shkruan Shqiptarja.

Personat e armatosur qëlluan disa herë me pistoletë ndaj personave duke i lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në 1 nëntor 2013 rreth orës 20:00, në një zonë që ishte e populluar.

Të dy ekzekutuesit u shfaqën pa maska dhe qëlluan me gjakftohtësi ndaj anëtarëve të Agimit të Artë, duke lënë të vdekur dy prej tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button