Roma me mungesa në derbin e të shtunës

Ikona e Romës, Daniele De Rossi pritet të mungojë në derbin e së shtunës ndaj Interit në Serie A shkaku i një lëndimi.

Mesfushori romak është dashur ta lëshojë fushën në fitoren ndaj Fiorentinës të dielën shkaku i dhimbjeve në kofshë. Sipas Sky Sport, De Rossi ende nuk ka stërvitur me ekipin dhe pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Interit.

Lojtari nesër pritet t’i bëjë analizat dhe të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për të shtunën mbrëma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button