Fazliu: Qeveria VMRO-BDI po mbjellë pasiguri brenda qytetarëve të Kumanovës

“Qeveria VMRO-BDI po mbjellë pasiguri brenda qytetarëve të Kumanovës, derisa ministri i Ekonomisë lavdërohet se e ka shkarkuar Gorana Jankullovskën dhe Sasho Mijallkovin. Ku është Bekim Neziri që ta shkarkojë Çavkovin për aksionet e fundit”, tha sot, Bekim Fazliu, deputet i PDSh-së, në seancën e 72­ parlamentare ku deputetët kanë parashtruar pyetje për anëtarët e Qeverisë, raporton Portalb.

Sipas Fazliut, BDI-ja s’ka forcë ta shkarkojë Musa Xhaferin që siç thotë ai, është më VMRO se VMRO-ja e po e shkarkon dikë tjetër.

Ai ka akuzuar edhe ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademin, për kushtet e mjerueshmi në shkollat shqiptare, duke e pyetur se vallë si mund të ndihet aq “cool” me gjithë këto probleme e dështime.

Fazliu kritika ka dërguar edhe në adresë të Nurhan Izairit, ministrit të Mjedisit Jetësor, duke e pyetur se kur do ta mbyllë Jugohromin, ndërkaq para deputetëve dhe opinionit, Fazliu e ka paraqitur indeksin e ndotjes, ku sipas tij, sot Tetova është e para në rang-listën botërore si qyteti më i ndotur në botë.

“Ministri duhet të jetë këtu dhe të tregojë sa fabrika janë hapur në vendbanime shqiptare”. tha Fazliu, informon Portalb.

Bekim Neziri, Abdilaqim Ademi dhe Nurhan Izairi, ministra-kuadër të BDI-së, sot nuk kanë qenë prezent në Parlament për t’u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button