Shaqiri – Nuhiu, dueli shqiptar i Capital One Cup

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, me Stoke Cityn kanë mësuar kundërshtarin që do të ballafaqohen në çerekfinalen e Capital One Cup. Stoke do të takohet me ekipin që garon në Championship (Liga e Dytë e Anglisë), Sheffield Wednesday, e cila skuadër e tronditi Arsenalin, duke e eliminuar pas fitores 3:0.

Shaqiri do të sfidohet nga shqiptari Atdhe Nuhiu, i cili u paraqit në pesë minutat e fundit për Sheffield Wednesday kundër Arsenalit. Stoke është favorit në këtë sfidë dhe pret të shkojë më tutje.

Në çerekfinale takohen: Southampton – Liverpool, Middlesbrough – Everton, Manchester City – Hull City dhe Stoke City – Sheffield. Ndeshjet zhvillohen me 30 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button