Fazliu: PDSH-ja është e vetmja parti opozitare në bllokun shqiptar

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, në një intervistë për “10 minuta” në TV21, është shprehur se PDSH-ja është e vetmja parti shqiptare e bllokut opozitar që është opozitë e mirëfillt dhe këtë e vërteton me punë, përkundër partive tjera që e pohojnë vetëm me fjalë. Për mospasje të vullnetit për bashkëpunim të partive tjera shqiptare në opozitë, me PDSH-në, Fazliu tha se ato parti janë kapital i BDI-së.

“Ne jemi partia e vetme opozitare, të tjerat mund të deklarojnë se janë parti opozitare, por punët e bëjnë që në fund gjithë ai angazhim i tyre të përfundon si kapital i BDI-së. Në zgjedhjet e fundit na u paraqit RDK si parti opozitare dhe garoi e mori një deputet. E dini ku është ai deputet tani është pjesë e BDI.  E kishim si të tillë DR-në, e dini ku është Imer Selmani, zgjedhjet e fundit ishte krah për krahë me Ali Ahmetin”, tha Bekim Fazliu.

Fazliu tha se koha do ta dëshmon se vallë këto parti janë kundër kësaj qeverie, që sipas tij është qeveri antishqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button