Sonte fillon festivali “Oda Dibrane”

Nata e parë e Festivalit tradicional të Këngës “Oda dibrane”, që këtë vit mbahet për të 21 herë me radhë, do të fillojë në Dibër, sonte në orën 19:00, ndërkaq paradë e veshjeve kombëtare, gjegjësisht parakalimi, do të bëhet në rrugën kryesore të Dibrës, në orën 17:00.

Në këtë event marrin pjesë ansamble nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva dhe Maqedonia. Hapjen e këtij festivali do ta bëjë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, dhe kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Festivali i Këngës Folklorike dhe Alegorisë “Oda dibrane” do të vazhdojë edhe për dy net të tjera në qytetin e Peshkopisë. Ndërkaq, në Peshkopi hapet ekspozita me piktura e piktorit, Zaim Elezi, dhe “Panairi i librit të autorëve që kanë shkruar për Dibrën” dhe “Libri i autorëve dibranë”, të dyja këto do të mbyllen pas përfundimit të festivalit “Oda dibrane”.

“Oda dibrane” në gjuhen popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button