Kacin: Zgjedhjet në veri të Mitrovicës, të parregullta

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se zgjedhjet në veri të Mitrovicës nuk mund të llogariten të rregullta, për shkak të dhunës dhe mbylljes së parakohshme të vendvotimeve.

“Kjo nënkupton se duhet pritur prezencë të forcuar dhe proaktive të KFOR-it dhe EULEX-it në vendvotime në zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicë”, ka thënë Kacin, transmetojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se dënon ashpër shkaktarët e dhunës në veri të Mitrovicës, të cilët duhet të sillen para drejtësisë.

Kacin ka thënë se Beogradi në mënyrë të veçantë bart përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button