Nuk ndalet Roma, thellohet kriza e Juventusit (Video)

Roma ka vazhduar furishëm në Serie A, pasi ka shënuar fitore përballë Udineses me rezultat 2:1, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 10’të.

Romakët kanë treguar që në fillim të takimit se janë skuadër më e mirë, duke shënuar 2 gola brenda 9 minutash.

Golat për Romën i shënuan Pjanic, Maicon dhe Gervinho, ndërsa golin e vetëm për Udinesen e realizoj Thereau.

Pas kësaj fitoreje Roma kthehet në pozitën e parë me 23 pikë, 1 më shumë se sa Napoli që mposhti Palermon.

Në anën tjetër Juventus është mposhtur me rezultat minimal kundër Sassuolos në udhëtim, me golin e vetëm të shënuar nga Sansone.

Juventusit gjërat më të vështira në këtë takim ia bëri edhe përjashtimi i mbrojtësit Chiellini, i cili nga loja me të kuq u largua në minutën e 39’të.

Pas kësaj humbje, Juventus renditet në venin e 12’të me 12 pikë nga 10’të ndeshje sa janë zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button