A do të ndërtohet kryqi 33 metra në Aerodrom?

Në kuadër të shënimit të 2 mijë vjetorit të krishterimit, Kongresi Botëror Maqedonas ka dorëzuar iniciativë me projekt ideor në komunën e Aerodromit për ndërtimin e kryqit me gjatësi 33 metra.

“Kryqi nuk është as konspiracion as provokim, por afirmimi kulturor. Kryqi nuk është një simbol anti-islamike, por pjesë e kulturës së Maqedonisë. Kryqi ka të drejtën për tu vendosur në Maqedoni, sepse Maqedonia është themeli i krishterimit në Europë” thonë nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Proekti do ti dorëzohet komunës së Aerodromit deri në fund të vitit, ndërsa kryqi planifikohet të ndërtohet menjëherë pas 60 ditëve pas marrjes së lejes për ndërtim.

Ata thonë se kryqi do të ndërtohet me donacione nga vendi dhe jashtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button