BDI, dështojnë reformat në nivelet drejtuese, krenohen me figurat e reja nëpër shtabe

Tentativat për reforma në BDI rezultuan me një të vrarë dhe një parti të re e dalur nga ish funksionarë të kësaj partie. Në promovimin e shtabeve zgjedhore dhe prijësve të tyre, numri një i BDI-së, Ali Ahmet tha se është krenar me emrat e rinj dhe fytyrat e reja që do të jenë pjesë të shtabeve, raporton Portalb.
Madje, burime të aktuale.mk brenda BDI-së thonë se 87% prej figurave të reja janë të moshës prej 18 deri në 36 vjet.

Megjithatë, si Ali Ahmeti nuk mendon Zylfi Adili, përfaqësues i partisë Uniteti. Sipas Adilit nuk mund të cilësohen figurat e reja të shtabeve si reforma, kur dihet se cili është funksioni i shtabeve zgjedhore.

“Nëse flasim me gjuhën statutare BDI ka thyer statutin e vet në moment që zgjodhi Bekim Nezirin për kryetar të shtabit zgjedhor, sepse sekretari gjeneral duhet të jetë shef i shtabit. Parashtrohet pyetja për çfarë reforma flet Ali Ahmeti?! Jo që është kontradiktore por edhe qesharake. Ai në Kuvendin partiak tha se po ndjehet si të jetë para një ushtrie, por aty nuk pat asnjë ish ushtarë. Mendoj se e ka kap nostalgjia” tha për Portalb deputeti i partisë Uniteti, Zylfi Adili”.

Për deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti ky numër është mesazh i mirë, por jo edhe i mjaftueshëm.

“Kërkesa e anëtarësisë tonë dhe e opinionit është për një reformë në nivelet drejtuese. Dhe, unë besoj se ashtu saç është bërë kjo reformë tek shtabet duhet të bëhet edhe në strukturat tjera politike, sepse shtabet janë struktura organizative që aktivizohen me rastin e zgjedhjeve. Ideja ime është që të bëhet reformë prej atyre që gjatë këtyre viteve e kanë shfrytëzuar emrin dhe autoritetin e kryetarit Ahmeti dhe kurrgjë tjetër nuk kanë afruar”, deklaroi për Portalb Mehmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button