Osmani: BDI nuk ka diskutuar për radikalizim nëse nuk përmbushet Përzhino

E përditshmja “Dnevnik” e cila thirret në burime në partinë e udhëhequr nga Ali Ahmeti, BDI, shkruan për skenarë radikal të BDI-së, nëse nuk përmbushet Marrëveshja e Përzhinos.

Megjithatë për Portalb, zëdhënësi i kësaj partie thotë që kjo gjë nuk është diskutuar në parti.

“Për t’u realizuar Marrëveshja e Përzhinos, është e mundshme që partia e Ahmetit të radikalizohet dhe të porositë formimin e një Parlamenti të përbërë nga komunat e Maqedonisë Veriperëndimore në shembullin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Kjo do të nënkuptonte formimin e një parlamenti të komunave nga Struga deri në Likovë me kryetar dhe deputet, dhe madje atëherë partitë maqedonase do të shihnin se çka domethënë krizë politike dhe çfarë ndërmjetësuesi ndërkombëtar duhej angazhuar për të shpëtuar vendin”,  shkruan mes tjerash gazeta maqedonase.

Osmani: Mbetemi në qëndrimin se respektimi i plotë i Marrëveshjes është zgjidhja e vetme

“Nuk e kemi diskutuar këtë çështje në organet e partisë. Mbetemi në qëndrimin se respektimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinos është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza. Dështimi i kësaj marrëveshje e fut Maqedoninë në terren të panjohur dhe të rrezikshëm. Partitë politike janë të  vetëdijshme për pasojat andaj duhet ta vënë të ardhmen e qytetarëve dhe vendit para interesave partiake”, thotë për Portalb, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Ditë më parë, shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri në emisionin “360 shkallë” të Televizionit Alsat-M tha se “Nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos, do të jetë e mundur që BDI-ja ta braktis qeverinë, por para kësaj do të bëjë analizë dhe debat të gjërë“.

BDI disa herë gjatë qeverisjes së saj me VMRO ka përmendur opsionin e largimit nga koalicioni qeveritar, por siç duket, asnjë nga këto “kërcënime” nuk është plotësuar.

Para Nezirit ishte deklarata e Ali Ahmetit në muajin maj se në rast se deri në vjeshtë Maqedonia nuk merr ftesën për anëtarësim në NATO apo datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme që nënkuptonte largimin e saj nga qeveria, por heqjen dorë nga ky kushtëzim e arsyetojnë me çështje madhore të integrimin që sipas BDI nuk duhet cenuar me afate konkrete.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ate e dime se ju nuk mund te radikalizoheni ndaj Vmro, por se radikalizoheni ndaj popullates ajo eshte me se e sakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button