Kina e gatshme të ndihmoj Afganistanin dhe Pakistanin pas termetit

Bëhet e ditur se Kina ka përgaditur ndihmë emergjente për Afganistanin dhe Pakistanin, të cilat u prekën nga një termet i fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ministrisë të puneve jashtme të Kinës Lu Kang, në konferencën e rregullt për shtyp duke theksuar se Kina ndanë dhimbjen me vendet fqinje, Afganistanin dhe Pakistanin, të cilët u dëmtuan nga tërmeti, tha se janë të gatshëm për çdo lloj ndihmë ndaj këtyer dy vendeve në kontekstin e nevojave të tyre.

Presidenti kinez Shi Xhinping, dërgoi një mesazh ngushëllimi, kurse zëdhënësi Lu vuri në dukje se Organizata e Kryqit të Kuq kinez, këtyre dy vendeve do t’iu ndajë ndihmë prej 100 mijë dollarësh amerikan.

Siç raportohet, nga tërmetit i shkallës 7,5 të Rihterit, i cili ka ndodhur ditë më parë, deri tani në Afganistan dhe Pakistan jetën kanë humbur 323 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button