LR-PDSH akuzon BDI-në për aksionin e sotshëm policor në Kumanovë

Anëtarja e Kryesisë qendrore të LR-PDSH, Besa Kadriu, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp përmes të cilës ka akuzuar qeverinë aktuale për aksionin e sotëm policor në Kumanovë.

“BDI-ja si pjesë e qeverisë dhe MPB-ja të sqarojë detajisht se pse ndodhin këto aksione pikërisht në lagjet shqiptare. Urgjentisht të ndalohen aksionet e tilla pasi këto nuk i kontribuojnë gjendjes edhe ashtu të rënduar të sigurisë në vend. Gjithmonë kur ngecin marrëveshjet, si kjo e Përzhinos tentohet të mbulohet situata me aksione të arrestimit të shqiptarëve”, ka thënë Kadriu.

Sipas Kadriut BDI konfirmoi slloganin e saj “Fillojmë” – filloi përsëri të bëjë aksione të këtilla, filloi të burgos shqiptarët, filloi të terrorizojë lagjet shqiptar, fëmijët dhe nënat e pafajshme shqiptare. “Ky fillim do të jetë shumë shpejt fundi i tyre kur të gjithë do të nxirën para përgjegjësisë kombëtare”, përfundoi Kadriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button