Ndahen Emma Stone dhe Andrew Garfield

Romanca 4 – vjeçare mes Emma Stone dhe Andrew Garfield zyrtarisht ka marrë fund. Të paktën kështu raportojnë burimet zyrtare të Us Weekly.

Takimi i parë mes dy aktorëve ka ndodhur në vitin 2011 në setin e “The Amazing Spider – Man”, ku Stone interpretoi rolin e Gwen Stacy dhe Garfield rolin e Peter Parker.

Përgjatë 4 viteve marrëdhënie mes tyre nuk ka patur asnjë zënkë të bërë publike në media. Por tanimë burimet zyrtare theksojnë se zënka e dy aktorëve daton muaj më parë. Në Prill të këtij viti është raportuar se të dy aktorët ishin “pushim” përsa i përket marrëdhënies mes tyre, pasi gjatë asaj periudhe Garfield nuk ndodhej pranë Stone, sepse ishte angazhuar me xhirimet e Martin Scorsese’s në Tajvan dhe kjo distancë ndikoi negativisht në romancën e tyre.

Pak para kësaj periudhe ata kishin menduar dhe për martesën e tyre, e cila mbeti thjeshtë në “letër”./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button