LSDM kundër ndryshimeve të ligjit për inspeksion të arsimit

Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës Safet Neziri, në seancën e sotme plenare ka parashtruar propozim  ndryshimet e ligjit për inspeksion të arsimit me të cilat Inspektorati shtetëror i arsimit do të shkëputet nga Ministria e Arsimit dhe do të jetë trup më vete. 

Këto ndryshime janë kundërshtuar nga partia opozitare Maqedonase LSDM.

Sipas deputetes Biljana Kazanxhisk këto ndryshime do të shkaktojnë implikime financiare në buxhetin e shtetit dhe inspektorët do të jenë ushtar partiak të cilët kanë të drejtë të shqiptojnë edhe dënime të cilat shkaktojnë stres tek  mësimdhënësit dhe më pas kjo reflektohet edhe tek nxënësit. 

“Kjo bëhet subjekt në vete, subjekt juridik. Ka llogari të veten buxhetore  dhe në mënyrë të mëvetësishme bën punësimet dhe gjitha aktivitete e tjera. Me këto ndryshime dhe plotësime të këtij ligji, inspektorati shtetëror i arsimit si subjekt në vete  në mënyrë operative dhe në mënyrë profesionale do ti kryej të gjitha obligimet e veta që ka të bëje në fushëveprimin e vet në sferën e arsimit, arsimin fillor, arsimin e mesëm, deri te  institucionet e larta shkencore arsimore duke filluar nga Universitetet, fakultetet dhe institutet e tjera shkencore”, deklaroi Neziri.

“Kur diçka ndjell frikë, atëherë kualiteti mbetet pas, posaçërisht në një fushë të këtillë senzitive siç është arsimi. Hajde të vihemi  në rolin e nxënësve kur edhe arsimtari është nervoz,  kur profesori është nervoz,  sepse ai inspektor i cili tani ka mundësi për mos plotësimin e ditarit elektronik ti shqiptojë dënim prej 300 eurove, çfarë stresi përjeton dhe atë stres me vetëdije apo vetëdije e përcjell tek nxënësit”, tha Biljana Kazanxhiska.

Lajme të ngjashme

Back to top button