Gruevski të huajve u postoi fjalim të vjetër në Twitter si përgjigje

VMRO DPMNE, Qeveria, kryeministri dhe lideri i partisë Nikolla Gruevski nuk dolën me reagim zyrtar ndaj deklaratës së ambasadorëve, por qëndrimin e tyre e shprehën në profilin e tij në Twitter të Gruevskit.

Disa orë pas deklaratës së ambasadorëve ku ata ju bëjnë thirrje partive politike që t’u përmbahen pikave të Marrëveshjes së Përzhinos, duke i dhënë theks pjesës që ka të bëjë me VMRO DPMNE-në, Gruevski në profilin e tij në Twitter postoi fjalinë “Populli vendos për të ardhmen e shtetit (anglisht) e marrë nga fjalimi i tij më 23 tetor, gjatë festimit të Ditës së VMRO-së.

Në postimin është vendosur versionin anglisht i disa pjesëve nga fjalimi prej 1 orë e gjysmë që e mbajti Gruevski e ku ai krizën politike e quajti “betejë” e cila do të zgjidhet në zgjedhjet e 24 prillit” ndërsa për rezultatin vendos populli e jo të huajt.

“Në zgjedhje populli vendos kë e mbështet dhe kujt ia beson pushtetin. Nuk do të thotë asnjë i huaj e as dikush me shkop magjik do t’i zgjidh problemet. Ne së bashku me popullin. Ky është vendi jonë. Është atdheu jonë. Kjo është R. e Maqedonisë dhe duhet të ballafaqohemi me sfidat me të cilat ballafaqohemi. Këtë dua ta them në këtë ditë” tha Gruevski.

Krahas kësaj, drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski dje për “Meta” deklaroi se partia në pushtet qëndron në qëndrimet e saj dhe se nuk do ta komentoj deklaratën e ambasadorëve.

“Nuk do ta komentoja deklaratën e ambasadorëve. Qëndrimet e VMRO DPMNE-së janë të qarta dhe deri më tani i kemi njoftuar disa herë. Qëllimi final është qytetarët në prill ta japin votën e tyre për politikën që e mbështetin” thotë Kotevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button