fbpx

Shkup, promovohet saga ballkanike “Ballkanvavillonci” nga Luan Starova

Sot në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë u promovua saga e 12 ballkanike, “Ballkanvavillonci”, nga shkrimtari shqiptar nga Pogradeci i Shqipërisë, gjithashtu dhe anëtarë  i ASHAM-it, Luan Starova, raporton Portalb.

LibriNë ngjarjen e sotme, prezantuan disa nga anëtarët e ASHAM-it, akademiku amerikan Viktor Fridman, profesorë të letërsisë shqiptare, dhe intelektualë nga të gjitha fushat.

Libri në fjalë është fitues i çmimit nga gazeta “Utrinski”, i cili u zgjodh nga 32 romanet konkurruese. Ky roman është i 12 me radhë nga cikli i romaneve kushtuar sagës ballkanike, duke filluar nga viti 1992 e deri më sot.

“Romani në fjalë është një sagë ballkanike të cilën e krijojë gati 25 vjet dhe e cila përmban deri më tani 12 romane, ky është kulmi, kërkoj daljen e ballkanasve prej barbarizmit, nëpërmjet librit; qasjes njerëzore dhe humane dhe ky romane. Deri më jam dekoruar me shumë çmime nacionale dhe ndërkombëtare për sagën ballkanike,  ky çmim e ka kuptimin e vet sepse rrjedh në një periudhë ku kjo sagë jo se i kalon, por është fundi i një kërkimi të një dialogut midis popujve duke e marrë parasysh gjuhën, elementet e përbashkëta të gjuhës që i ndajnë popujt mes tyre, ku në rastin e romanit bëhet fjalë për turqizmat, si gjuhë që ka lënë mjaft gjurmë në gjuhët ballkanike ”, tha autori Starova, raporton Portalb.

Viktor Fridman
Viktor Fridman

Akademiku amerikan gjatë promovimit të librit në fjalë, Starovën e ngriti në piedestalin më të lartë për vlerat e tij artistike, duke e krahasuar me Kafkën shqiptar, Ismail Kadarenë.

“Luan Starova është një ndër shkrimtarët më të shquar të kohës, i cili mund të barazohet me Ismail Kadarenë, por them se Starova ka disa elemente të cilat as Kadare nuk i ka nëpër veprat e tij, sepse Starova ka jetuar dhe i ka përjetuar ngjarjet nga afër”, tha akademiku Fridman, raporton Portalb.

Romani në fjalë momentalisht është botuar në gjuhën maqedonase, ndërkaq ashtu siç njofton autori, libri së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

Ka edhe disa romane që do ta vazhdojnë sagën ballkanike, ku ai njofton se është duke e përgatitur një sagë tjetër të quajtur “Polifoniste”, që kanë të bëjnë me porositë e identitetit shqiptar nëpërmjet kulturës polifonike, gjegjësisht këngën labe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button