Dënim me burg prej 10, 20 vite apo burg të përjetshëm për pedofilët

Ulje  e masës së burgimit në rast se i dënuari për pedofili pajtohet të pranojë trajtim antitestorik medicinal të obligueshëm, ndërsa në rast se pas kësaj personi në fjalë e përsërit veprën për pedofili do të rritet dënimi i paraparë me Ligj, kështu tha sot ministri i Punës dhe politikës sociale Dime Spasov.

‘Me kërkesë tonën janë bërë disa analiza të cilat tregojnë se dënimi me burg për akuzën e pedofilisë është gjashtë vite burg, dhe pikërisht për këtë kërkuam rritje të dënimeve me burg,  edhe atë prej 10-20 vite madje edhe burg të përjetshëm. Vijon procedura të cilën Komisioni punon në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit’, tha Spasov.

Ai potencoi se në debatin publik të cilin kohë më parë e organizoni Ministria e Punës dh Politikë sociale janë shqyrtuar disa aspekte të ndryshimeve në ligji ku ishin parashikuar disa modele të trajtimit mjekësor për keqpërdorim të të miturve seksualisht sidomos atyre nën moshën 14 vjeçare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button