Lëvizja për reforma-PDSH: Todorov duhet të japë dorëheqje

Lëvizja për reforma-PDSH nëpërmes një komunikate ka reaguar në lidhje me tragjeditë e fundit në sistemin shëndetësor. Më parë në Gjevgjeli- ku humbi jetën nëna dhe foshnja e pastaj edhe në Shkupi- humbi jetën një nënë në muajin e 5-të të shtatzënisë.

“Ministri dhe politika që përfaqëson prej fillimit bëri gabim kolosal. Në emër të politikës populistike armiqësoi pacientët dhe gazetarët e shëndetësisë, në njërën anë dhe mjekët e punëtorët tjerë shëndetësore dhe krijuan një hendek që sipas të gjitha gjasave do të bien vet në të. Ky potez ndoshta u ndihmoi që pa kontroll të punësohen ushtarë partiak të të gjitha niveleve me përagitje shkollore të dyshimta, emërime të drejtorëve partiak të cilët mund të jenë mjekë të mirë apo roje supermen të kutive votuese, por drejtor profesional jo (me disa përjashtime). Pastaj, realizime të tenderëve për aparatura të reja që zënë pluhur, materiale harxhuese që ndoshta kursejnë mjete por rrisin mundësinë për komplikime, etj, etj. Këtë do ta dëshmojë koha dhe revizioni profesional”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për reforma-PDSH.

Sipas tyre, ky presion i paparë deri tani detyroi emigrimin e mjekëve të rinj, të cilët në shumicën e rasteve këtë e bën për avancim profesional e një numër i vogël edhe për arsye ekonomike. Këto djem dhe vajza sot punojnë në Klinika me renome sidomos në Gjermani. Këto djem dhe vajza dëshmuan se ka shpresë për këtë shëndetësi, të cilën për momentin e piloton piloti automatik.

“Ministri dhe politika që përfaqëson duhej të jetë dirigjent dhe të koordinojë spitalet, fondin e shëndetësisë, fakultetet e mjekësisë dhe odën e mjekëve. Partiturat e përgatitura ishin me nota jo të njëjta, me qëllim dhe me vetëdije, që të fitohet muzikë e çakorduar që për disa, për çudi, ka tingëlluar bukur”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Nga aty pyesin:

-A e ka ditur ministri që spitali nuk ka gjinekolog, spital që mbulon popullatë diku rreth 70.000 mijë banorë?

– A e ka ditur ministri që drejtori profesional i spitalit e ka ditur se anesteziologët janë të varur nga alkooli dhe në pjesë të madhe të orarit të orarit të punës janë të dehur?

– A e din ministri se po ai spital nuk ka pediatër dhe motër medicinale në repart?

– A e din ministri se kështu situata ka nëpër shumë spitale dhe shtëpi shëndeti nëpër Maqedoni?

Ndërsa ministri, sado që “punon shumë sikur të jetë shtëpia e tij”, duhet të japë dorëheqje, le të jetë edhe morale më së paku. Qenka e vështirë të jesh ministër i shëndetësisë, a nuk je mjek!- përfundon komunikata.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button