Lalakos: Kompromisi për emrin është i arritshëm

Në pyetjen e gazetarëve nëse është optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit? Ambasadori grek në Maqedoni Haris Lalakos, tha se, “ Nuk dëshiroj të jap asnjë parashikim, por dua të theksoj se mund të arrihet zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit, nëse për këtë angazhohen të dy palët”.

“Zyrat për lidhje në vendet tona, nuk janë të përfshira drejtpërdrejtë në procesin e vendosjes për çështjen e emrit. Mund ta përsërisë qëndrimin e njohur të Greqisë për çështjen e emrit. 

Për propozimin që ju e thatë “Maqedonia Sllavo-Shqiptare”, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Greqisë e demantoi, në fakt ai demantoi se Papulas ka dërguar letër deri të vendi juaj duke mbështetur propozimin në fjalë. Kështu që kjo që shkruajnë mediat është e pabazë dhe pa argumente” tha sot Lalakos në Shkup. Ai ishte i pranishëm në dhënien e certifikatave për mbarimin e kursit të lartë të gjuhës greke nga pjesëtarët e ARM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button