Maqedoni, kompani të naftës i kanë ikur tatimit me vlerë prej 562.000 euro

Drejtoria e Policisë së Financave pas njohurive operative të fituara për kryerje të veprës kriminale të financave,  ka zbuluar skicë të përpunuar për zbrazjen e buxhetit të shtetit, nëpërmjet kthimit të TVSH-së me përdorimin e faturave false për furnizim me naftë nga Rafineria Oktan ë Shkup, njofton Reporter.

Ashtu siç kanë deklaruar nga Drejtoria e Policisë Financiare, organizatori kryesor i grupit kriminel është personi R.V (47) nga Shkupi, pronar dhe udhëheqës i kompanisë Mareli-Impeks DOOEL nga Shkupi dhe nënshkrues i autorizuar të llogarive bankare të subjektit juridik Petroll LTD DOOEL Shkup, transmeton Portalb.

Policia e financave ka kryer kontroll në shtëpitë, hapësira dhe veturat e disa të dyshuarve, ku ka gjetur fatura bankare me vulë nga njëra ndër kompanitë që kanë marrë pjesë në “biznesin e naftës” por dhe 15 fatura që i janë dhënë nga Rafineria Oktan ë Shkup, personit juridik Mareli Impeks DOOEL Shkup, me vlerë të përgjithshme prej 369.000 euro, me llogari të TVSH-së dhe 28 fatura me vlerë të përgjithshme 1.015.000 euro me llogari të TVSH-së, gjithashtu me logo dhe memorandum të Rafinerisë Oktan ë Shkup, thuhet se u janë dhënë personit juridik të Petroll LTD DOEL Shkup.

Organizatori i skicës kriminale, R.V (47), pasi është zbuluar për mallverëzimet e saja financiare, ilegalisht e ka lëshuar Republikën e Maqedonisë, ndaj të cilit do t’i ngritët fletarrest ndërkombëtar, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button