Ademi: Përmirsohet cilësia e ajrit në Shkup

Kushtet meteorologjike në rajonin e Shkupit sot janë të volitshme dhe cilësia e ajrit u përmirësua, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me matjen e djeshme të koncetrimit të lartë të ndotjes së ajrit në Shkup.

Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nivel të lartë sot ka në Karposh, ndërsa nivel të mesëm në Lisiçe dhe Qendër.

“Disa ditë stacionet e matjeve treguan cilësi më të keqe të ajrit. Shkupi edhe si vendndodhje edhe kushtet meteorologjike kanë ndikim të drejtpërdrejtë për cilësinë e ajrit. Përveç komunikacionit dhe industrisë ndikim të madhe ka edhe në sezoni i ngrohjes, para se gjithash ngrohtoret dhe cilësisa e derivatit i cili shfrytëzohet për ngrohej” tha Ademi.

Ai paralajmëroi se Ministria dikasteriale në bashkëpunim me qytetin e Shkupit do të ndërmarrin masa afatshkurta, afatmesme dhe afatgjatë për uljen e ndotjes në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button