Popovski: “Maqedonia sllavo-shqiptare” nuk meriton koment

Ministri punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Popovski vlerëson se propozimi “Maqedoninë sllavo-shqiptare” i mbështetur nga vet presidenti i Greqisë Karlos Papulas, nuk meriton të komentohet.

“Ky propozim nuk meriton koment”, është përgjigjur shkurt ministri Popovski.

Ai angazhimin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për zgjidhjen e çështjes së emrit e vlerësoi si aktivitet partiak.

“Vlerësimet personale që korrespondojnë me realitetin janë spekulimet se aktivitetet kryesore rreth emrit dhe euro-integrimeve udhëhiqen nga lideri I BDI-së Ali Ahmeti. Pozicionet zyrtare janë shumë të qarta, ka komunikim intensiv me të gjitha vendet anëtare. Për këto vende të BE-së është e qartë se ka një pengesë dhe kjo është Greqia”, ka deklaruar Popovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button