Antikorrupsioni heshtë për pasurinë e Mijallkovit!

“Slloboden pecat” dhe Tv Nova”, gjatë ditës së djeshme nuk kanë arritur që të marinë ndonjë koment nga Komisioni për antikorrupsion, pas deklarimit të hapur të Sasha Mijallkovit, se ka bërë gabim teknik të paqëllimshëm në mbushjen listës anketuese. Të dy mediumet thonë se nuk kanë marrë asnjëfarë përgjigje nga antikorrupsioni për rastin Mijallkov, gjë që nuk  praktikohet kur bëhet fjalë për funksionarë të tjerë.

“Komisioni  shtetërorë për pengimin e korrupsionit, nuk u përgjigj  në pyetjen tonë, nëse ka bazë për të ngritur procedurë për hulumtimin e  pronave të drejtorit të DBK-së, pas deklaratës së tij se në vitin 2008, ka bërë gabim teknik të paqëllimshëm në regjistrimin  e vlerës së pronë së tij”, shkruan “Slloboden pecat”.

Mijallkov në vitin  2008,  ka shkruar vlera e pasurisë së tij familjare është 50 mijë euro, ndërsa në vitin 2013 ka paraqitur stoli me vlerë deri në 491 mijë euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button