Largohet nga Zona e Lirë Ekonomike “Bunarxhik”, kompania londineze “Xhonson Kontrolls”

Pas shtatë vite funksionimi në Zonën e Lirë Ekonomike “Bunarxhik” në Shkup, “Xhonson Kontroll” gati një muaj nuk punon me kapacitet të plotë ndërkohë që nuk pranon asnjë ofertë, por të gjitha i destinon drejt kompanive tjera në vendet e ndryshme të Evropës. “Xhonson Kontrolls”, apo e njohur më parë si “Visteon Elektronik”, një muaj më parë përmes një kumtese ka informuar të punësuarit e saj se “nga 1 korriku, kjo kompani ka sjellë vendim ta ndërpres punën në Zonën e Lirë në “Bunarxhik”, për shkak të kapaciteteve të shumta prodhuese në  fabrikat e tjera që ka në shtete të ndryshme të Evropës, njofton Koha.

Nga kompanie qendrore “Xhonson Kontrolls”, me seli në Londër, informojnë se tanimë ka filluar procesi i mbylljes së fabrikës së tyre në “Bunarxhik” të Shkupit, ndërsa pritet që ky proces të përmbyllet deri në fund të këtij viti. Për ekspertët ekonomik, largimi i “Xhonson Kontrolls”, nuk është lajm i mirë si për investitorët e huaj që për momentin janë prezentë në Maqedoni, e në veçanti për ata që kanë paralajmëruar se janë të interesuar të investojnë në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button