Vazhdojnë kërkimet në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të punojnë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit të madh, që ndodhi dje në Azinë jugore.

Zyrtarët e të dyja vendeve kanë deklaruar se deri tash mbi 350 persona kanë humbur jetën, përderisa shifrat e tyre po rriten.

Pakistani ka deklaruar se 241 persona kanë humbur jetën nga tërmeti, përderisa 1600 janë plagosur.

Afganistani ka raportuar për 115 të vdekur dhe qindra të lënduar.

Në Pakistan zyrtarët po mundohen të dërgojnë tenda, ushqim dhe barna, në zonat e prekura nga tërmeti.

Kryeministri Nawaz Sharif, është kthyer në Pakistan pas vizitës së tij ne SHBA, duke thënë se qeveria do të fillojë së zbatuari programin për katastrofa natyrore.

Në Afganistan, puna e ekipeve të shpëtimit është duke u zhvilluar më ngadalë, përshkak të sigurisë, në zonat e prekura nga tërmeti.

Talibanët kanë deklaruar se luftëtarët e tyre do të ofrojnë ndihma dhe se nuk do të sulmojnë asnjë ekip shpëtimi.

Tërmeti 7.5 shkallë të Riterit, kishte epiqendrën në afërsi të qytetit afgan,Jurm, 250 kilometra në verilindje të Kabulit.

Rritet numri i viktimave të tërmetit në Azinë Jugore

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në Pakistan dhe Afganistan, pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Azinë Jugore të hënën.

Zyrtarët kanë thënë sot se numri i të vdekurve nga katastrofa ka kaluar 300 dhe vazhdon të rritet.

Në Pakistan, së paku 237 njerëz janë vrarë, ndërsa në Afganistan 76.

Tërmeti ka pasur fuqinë prej 7.5 shkallësh të Richterit dhe ka goditur në verilindje të Afganistanit, rreth 250 kilometra nga Kabuli.

Tërmeti në Afganistan, zgjerohen kërkimet

Ekipet e shpëtimit kanë zgjeruar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ka goditur zona të largëta të Afganistanit dhe Pakistanit, të hënën.

Së paku 275 njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa mbi 2,000 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat malore, ku efektet e tërmetit janë ende të paqarta.

Tërmeti, me fuqi prej 7.5 shkallësh të Richterit, ka pasur epiqendrën në rajonin Hindu Kush të Afganistanit dhe është cilësuar si më i rëndi në këtë rajon në disa dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button