ZGJOHU reagon për mosrespektimin e përfaqësimit proporcional

Lëvizja Qytetare ZGJOHU ka reaguar për mosrespektimin e  përfaqësimit proporcional gjatë punësimeve të reja në institucionet shtetëror, duke iu referuar konkursit të fundit në MPB.

Organizata rikujton se përfaqësimi adekuat është “njëra nga kryeshtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është tashmë pjesë e Kushtetutës”.

“ZGJOHU! kërkon nga të gjithë institucionet relevante që të krijojnë mekanizma ligjor ose procedura tjera juridike që vendet për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në vend të jenë të rezervuara në momentin e shpalljes së konkursit. Arritja e përfaqësimit adekuat duhet të realizohet përmes punësimeve me përqindje më të larta se 25%, përndryshe nuk do të ketë progres në drejtim të plotësimit të këtij parimit kushtetues”, thekson ZGJOHU. 

Në konkursin e fundit të MPB-së raportohet të jetë ulur numri i kandidatëve shqiptarë për policë, për shkak se, siç thotë shpjegimi i autoriteteve, jo të gjithë kandidatët kanë arritur poenët e nevojshëm për t’u punësuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button