Barcelonë e përgjysmuar për Kupën e Mbretit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka lënë jashtë skuadrës dy yjet e skuadrës Luis Suarez dhe Neymar për ndërshjen në Kupën e Mbretit kundër Villanovense.

Katalunasit do të udhtëojnë të mërkurën në Extramadura për t’u përballur me skuadrën që garon në Segunda, kurs jashtë 16 futbollistëve të ftuar nuk gjenden disa nga yjet kryesore të skuadrës, transmeton Koha.net.

“Do të doja që të pushoja më shumë lojtarë, por standardi është i mirë dhe nesër do të shihni një 11-she të mirë në fushë”, ka thënë Enrique, shkruan Goal.

Jashtë skuadrës kanë mbetur edhe Sergio Busquets, Javier Mascherano, Gerard Pique dhe Claudio Bravo, kurse kësaj liste i bashkohen edhe të lënduarit Leo Messi dhe Andres Iniesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button