Bayerni sot mund të barazoj rekordin e Barcelonës

Rekordi i Barcelonës (18 shtator 2002 – 18 shkurt 2003), 9 fitore radhazi në Champions, dukej i pathyeshëm.

Por një dekadë më vonë, Bajerni i Heynckesit dhe Guardiolës do të ishte veçse një hap larg thyerjes së tij.

“Viktoria është një skuadër tepër e rrezikshme në Champions. Kam shumë respekt për të. Pikërisht në javën e fundit të kampionatit ajo ka fituar 6-1. Megjithatë ne kemi një shans të madh për t’u kualifikuar”, – ishin fjalët e para të Guardiolës në konferencë.

“Sot ne duam të kualifikohemi, por edhe të jemi të parët në grup. Kështu që duhet të fitojmë edhe në Moskë dhe kundër Cityt”, tha Guardiola.

Lajme të ngjashme

Back to top button