Shilegov shpalosi dëshmi plotësuese për pronat ilegale të VMRO-DPMNE-së (FOTO)

Para ca ditëve, Shilegov doli në konferencë për shtyp duke pohuar se VMRO-DPMNE ka blerë 63 prona në mënyrë jashtëligjore, nëpër tërë territorin e Maqedonisë, e cila shtetit i ka bërë dëm plot 4.5 milionë euro, njofton Portalb.

Sot Shilegov ka dalë më një dëshmi tjetër, që sipas tij, VMRO-DPMNE, e ka pranuar se ka blerë pronë të madhe partiake nëpër të gjithë Maqedoninë që bëhet fjalë për 63 objekte në lokacione të ndryshme madhësia e të cilave arrin përafërsisht 12.000 metër katrorë, ku pjesa më e madhe e tyre është blerë në vitin 2014.

“Gjithmonë zënë në kriminalitet i veprimtari të dyshimta, VMRO-DPMNE, mundohet t’i ikë publikut. Partia nuk i është përgjigjur përgjigjes kyçe, sa kushton kjo pronë e VMRO-DPMNE-së? Por, fëndyelli i Gruevskit, përsëri ka shpuar, ka shpuar dhe përsëri ka depërtuar.

Kjo është e vërteta: prona partiake e VMRO-DPMNE-së, gjithsej kap vlerën e mbi 11 milionë euro apo mbi 685 milionë denarë, për hapësira partiake të VMRO-DPMNE-së.

Në qendër të sheshit Pella në Shkup, VMRO-DPMNE, ka blerë pronë me vlerë thuajse gjysmë milion euro, në Manastir me mbi 260 mijë euro, në Vllae ka me mbi 230 mijë euro, në Ohër mbi 200 mijë euro, në Koçani mbi 120 mijë euro, në Shtip mbi 120 mijë euro, në Kavadar mbi 100 mijë euro. Vlera e ndërtimit të selisë së partisë së VMRO-DPMNE-së kushton mbi 7 milionë euro”, thotë Shilegov, njofton Portalb.

imotDPMNE2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button