Kotevski: Van Hojte e din se sa bën dhe kur bën presion

“Bisedimet janë të gjalla dhe janë duke u zhvilluar, por për këtë më së mirë është që ta pyesni ndërmjetësin në bisedimet Piter Van Houte”, kështu ka deklaruar drejtori i qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, njofton Meta.

Kotevski nuk ka dëshiruar të komentoj nëse në bisedat bilaterale që po zhvillohen, presion më i madh ushtrohet ndaj VMRO-DPMNE-së, apo ndaj LSDM-së, ndërsa tha se edhe për këtë pyetje përgjigjen e  ka ndërmjetësin Van Houte.

Nga LSDM, thonë se “gjasat janë të vogla që të realizohet Marrëveshja e 2 qershorit”. Ata shtojnë se presion më i madh ka ndaj partisë në pushtet dhe për këtë arsye ndërmjetësuesi më tepër takime ka me VMRO-DPMNE-në.

Çështjet që për momentin janë duke i frenuar bisedimet janë  kompetencat e ministrave në qeverinë teknike dhe ekipi i prokurores speciale. Siç dihet, Qeveria ende nuk e ka miratuar buxhetin për prokuroren speciale dhe nuk janë definuar hapësirat e prokurorisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button